Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkon në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69435-ministri_i_jashtëm_i_republikës_islamike_të_iranit_shkon_në_moskë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pas pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë në Munih, shkoi për një vizitë në Moskë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 19, 2018 07:18 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkon në Moskë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, pas pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë në Munih, shkoi për një vizitë në Moskë.

Gjatë qëndrimit në Moskë, Muhamed Xhavad Zarif do të takohet dhe bisedojë me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Pas kësaj ministri Zarif do të marrë pjesë në konferencën vjetore ndërkombëtare Valdai me temë “ Rusia në Lindjen e Mesme dhe roli i saj konstruktiv në të gjitha fushat”. Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues dhe funksionarë nga mëse 30 vende të botës dhe në të do të trajtohen kushtet e krijuara pas dëbimit të ISIS, perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez, situata në Jemen, mekanizmi për ndihmat në Libi, çështja  e kurdëve dhe roli i Rusisë dhe Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme në ndihmë për uljen e tensioneve. Propozimi për dialog për arritjen e paqes në rajon, do të jetë tema kryesore e fjalimit që do të mbajë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif.