Zarif: SHBA do të izolohen nëse dalin nga marrëveshja bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69581-zarif_shba_do_të_izolohen_nëse_dalin_nga_marrëveshja_bërthamore
Ministri i jashtëm i RII duke paralajmëruar në lidhje me shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e SHBA, ka thënë: Nëse Amerika del nga marrëveshja bërthamore, ajo do të izolohet ndërkombëtarisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2018 10:40 Europe/Tirane
  • Zarif: SHBA do të izolohen nëse dalin nga marrëveshja bërthamore

Ministri i jashtëm i RII duke paralajmëruar në lidhje me shkeljen e marrëveshjes bërthamore nga ana e SHBA, ka thënë: Nëse Amerika del nga marrëveshja bërthamore, ajo do të izolohet ndërkombëtarisht.

 Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII, theksoi se Irani përkundër Amerikës ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit në mënyrë të plotë dhe kjo veprimtari e Iranit është konfirmuar në 9 raportet e ANEA dhe 4 raportet e sekretarit të përgjithshëm të OKB në KS të kësaj organizate. "Qeveria Amerikane akuzon Iranin, pa përmendur aktivitetet e tij ushtarake për destabilizimin e rajonit dhe pa përmendur dërgimin e miliarda dollarë armatime të sofistikuara Amerikane shumë prej të cilave kanë rënë në duart e grupit terrorist ISIS", ka shtuar Zarif. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po kërkon të prishë marrëveshjen bërthamore, por bota është kundër këtij akti armiqësor të presidentit të Shteteve të Bashkuara.