Përfaqësuesi i Iranit në OKB takohet me sekretin e kësaj organizate
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69613-përfaqësuesi_i_iranit_në_okb_takohet_me_sekretin_e_kësaj_organizate
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB është takuar dje me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 22, 2018 08:34 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Iranit në OKB takohet me sekretin e kësaj organizate

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB është takuar dje me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate me të cilin diskutoi mbi zhvillimet në rajon.

Golam’ali Khoshro, dje u takua me Antonio Gutters të cilin i shprehu shqetësimin mbi gjendjen katastrofike humanitare në Jemen dhe me këtë rast kërkoi gjetjen e një rrugëzgjidhjeje politike për krizën në Jemen. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të bashkëpunuar me Martin Griffiths i dërguari special i ri i OKB në Jemen, për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Jemen. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB gjithashtu paralajmëroi se çdo mbështetje e pamatur dhe e njëanshme e KS të OKB mund të bëhet shkak për përkeqësimin e gjendjes në këtë vend të prekur nga lufta. Nga ana e tij Gutters premtoi se do të përdorë të gjitha mundësitë që ai ka për arritjen e një rrugëzgjidhjeje paqësore dhe politike për krizën në Jemen. Gutters dhe Khoshro në këtë takim gjithashtu theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të procesit politik për zgjidhjen e krizës siriane. Në fund të takimit përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB i dha sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e festës së Nevruzit që organizohet në godinën e OKB.