Monesan: Përpjekjet diplomatike dhe juridike të Iranit, ngadhënjyen në Amerikë
(last modified Thu, 22 Feb 2018 13:12:05 GMT )
Shkurt 22, 2018 14:12 Europe/Tirane
  • Monesan: Përpjekjet diplomatike dhe juridike të Iranit, ngadhënjyen në Amerikë

Kryetari i Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Amerikës për moskonfiskimin e pllakave me mbishkrime antike të periudhës Akamenide, deklaroi se ky veprim është një fitore e madhe dhe rezultat i përpjekjeve diplomatike dhe juridike të Republikës Islamike të Iranit.

Gjykata e Lartë e Amerikës të mërkurën ka lëshuar një verdikt në të cilin ka kundërshtuar konfiskimin e objekteve antike-historike të Iranit për të paguar dëmshpërblim për familjet që pretendojnë se janë viktima të terrorizmit. Edhe më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Amerikë kishte lëshuar një verdikt në favor të Iranit në lidhje me këtë çështje. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Asghar Monesan të enjten duke folur për të kaluarën e kësaj dosje, tha: "Çështja e pllakave me mbishkrime antike të periudhës Akamenide të Iranit, daton që nga 84 vite më parë atëherë kurë në vitin 1933 disa ekspertë nga Irani dhe Amerika gjatë një gjurmimi në kompleksin antik Perspolis, kanë gjetur objekte shumë të çmuara antike dhe sipas ligjit të miratuar këto objekte duhej të ndaheshin në mes Iranit dhe Amerikës. Irani ka bërë përpjekje të mëdha në të kaluarën për kthimin e këtyre objekteve historike nga Amerika në Iran. Pas kërkesës avokatëve të Iranit për rishikim të vendimit të Gjykatës së Lartë të Amerikës për konfiskimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të Iranit me pretekst të pagimit të dëmshpërblimit për familjet që pretendojnë se janë viktima të terrorizmit, gjykatësit e Gjykatës së Lartë të Amerikës kanë kundërshtuar konfiskimin e pllakave me mbishkrime antike të periudhës Akamenide që ruhen në Universitetin e Çikagos".