Eragçi: Përballja e Trump me marrëveshjen bërthamore përballje me Bashkësinë Ndërkombëtare
(last modified Fri, 23 Feb 2018 08:07:38 GMT )
Shkurt 23, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Eragçi: Përballja e Trump me marrëveshjen bërthamore përballje me Bashkësinë Ndërkombëtare

Zv/ministri I jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, përballjen e presidenti amerikan Donald Trump me marrëveshjen bërthamore e ka quajtur përballje me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Sejed Abas Eragçi, përmendi përpjekjet e dështuara të Trump për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë se Trump përpara fitores në zgjedhjet presidenciale, kishte premtuar se do ta griste marrëveshjen bërthamore, mirëpo tani kur ka kaluar mëse një vit nga zgjedhja e tij si presingët, ai akoma nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë. Z. Eragçi vuri në dukje se një nga arsyet e dështimit të përpjekjeve të Trump kundër marrëveshjes bërthamore është forca e kësaj marrëveshjeje dhe mbështetja e vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore si dhe mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj kësaj marrëveshjeje botërore dhe shtoi se Amerika është e izoluar dhe distancuar nga Bota. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.

Tags