Amir Purdestan: Forcat e armatosura të Iranit nuk do të befasohen
Kreu i Qendrës për Studime Strategjike të Ushtrisë iraniane, Babajan, tha se forcat e armatosura nuk do të befasohen dhe shtoi se forcat ushtarake të Iranit dhe forcat e zbatimit të ligjit kanë potencial të lartë për të treguar autoritetin në arenat vendase dhe të huaja.
Gjeneral Ahmed Reza Purdestan, theksoi nevojën për vigjilencë kundër komploteve të armiqve, duke shtuar: "Forcat e armatosura të Iranit po i vëzhgojnë lëvizjet e armiqve në hapësriën toksore, ajrore dhe detare jashtë kufijve të vendit dhe marrin parasysh kapacitetet e nevojshme mbrojtëse, në përputhje me veprimet e armiqve". Purdestan shtoi se Ushtria e Republikës Islamike të Iranit është në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake dhe të mbrojtjes dhe, së bashku me forcat e tjera të armatosura iraniane, është e gatshme t'i përgjigjet çdo kërcënimi nga armiqtë. Kreu i Qendrës për Studime Strategjike të Ushtrisë iraniane, Babajan tha se "në dimensionin ushtarak, asnjë rrezik nuk e kërcënon Iranin, dhe jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por çdo armik tjetër që dëshiron të veprojë kundër Iranit, do të marrë një përgjigje të fortë dhe dërrmuese".