Gjeneral Bagheri: Irani dhe Siria do ta respektojnë rezolutën e armëpushimit
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Iranit deklaroi se Irani dhe Siria do ta respektojnë rezolutën e KS të OKB në lidhje me zbatimin e armëpushimit 30 ditor në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se KS i OKB të shtunën ka miratuar një rezolutë për armëpushim 30 ditor në Siri. Në këtë armëpushim, me presionin e Rusisë janë përjashtuar grupet terroriste të mbështetura nga Amerika si Al Kaida, Fronti Nusra dhe ISIS. Gjeneral Muhamed Bagheri të dielën në një prononcim për media, në lidhje me rezolutën e armëpushimit 30 ditor në rrethinën e Damaskut, ka thënë: "Një pjesë e rajoneve në periferi të Damaskut që akoma mbahet e pushtuar nga terroristët, nuk është përfshirë në armëpushim dhe operacionet për spastrimin e këtyre rajoneve nga terroristët, do të vazhdojnë. Disa faktorë të cilët nuk dëshirojnë vendosjen e sigurisë dhe qetësisë në Siri, kur e panë se ushtria siriane dëshiron të spastrojë rajonet në periuferi të Damaskut nga terroristët e armatosur, me pretendim të vendosjes së armëpushimit, bërën përpjekje t'i ndihmojnë terroristët. Ushtria e Sirisë synon të spastrojë tërësisht rajonet në periferi të Damaskut nga prania e terroristëve të armatosur dhe të garantojë sigurinë e banorëve të kryeqytetit sirian, kjo është për arsye se terroristët nga rajonet periferike gjatë muajit të kaluar kanë hedhur mbi 1200 predha në Damask duke vrarë dhe plagosur civilët sirianë".