Vizita e ministrit Zarif në disa vende ballkanike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69953-vizita_e_ministrit_zarif_në_disa_vende_ballkanike
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sot do të zhvillojë një turne në disa vende ballkanike përkatësisht, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Bosnjën.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 26, 2018 06:20 Europe/Tirane
  • Vizita e ministrit Zarif në disa vende ballkanike

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sot do të zhvillojë një turne në disa vende ballkanike përkatësisht, Serbinë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Bosnjën.

Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se ministri i jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif gjatë turneut të tij në Ballkan shoqërohet nga një delegacion i lartë politik dhe ekonomik. Gjatë qëndrimit në vendet e lartpërmendura ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit do të takohet me funksionarët e lartë të këtyre vendeve dhe do të marrë pjesë në seminaret e biznesit dhe tregtisë mes Iranit, Serbisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Bullgarisë.