Zarif takohet me kryetaren e Parlamentit të Serbisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit i cili ka shkuar për një vizitë zyrtare në Serbi, është takuar dhe ka biseduar me kryetaren e Parlamentit të Serbisë.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se znj. Maja Gojkoviç në takimin me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi mbështetjen e Parlamentit të Serbisë ndaj zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Iranit, si dhe ka mirëpritur zgjerimin e bashkëpunimeve parlamentare mes të dy vendeve. Ajo në këtë takim vuri në dukje dy vizitat e saj në Iran, i përshkroi vizitat e saj në Iran shumë të suksesshme dhe me plotë kujtime të mira. Në vazhdim të takimit, z. Zarif u shpreh i kënaqur me procesin e zhvillimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat, sidomos në sferën ekonomike dhe tregtare, ndërsa mirëpriti gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimeve parlamentare mes të dy vendeve dhe ka njoftuar për vizitën e kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në Seribi gjatë këtij viti.