Irani dhe Bullgaria të vendosur për thellimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70147-irani_dhe_bullgaria_të_vendosur_për_thellimin_e_marrëdhënieve
Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif në një takim në Sofje me homologen e tij bullgare znj. Ekaterina Zakharieva shqyrtoi çështjet rajonale dhe bashkëpunimin reciprok Teheran-Sofje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 15:35 Europe/Tirane
  • Irani dhe Bullgaria të vendosur për thellimin e marrëdhënieve

Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif në një takim në Sofje me homologen e tij bullgare znj. Ekaterina Zakharieva shqyrtoi çështjet rajonale dhe bashkëpunimin reciprok Teheran-Sofje.

Krizat aktuale në rajon si në Jemen dhe Siri dhe rëndësia e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit si një kërcënim i përbashkët global, ishin ndër temat e diskutuara nga të dy palët. Zarif, duke kryesuar një delegacion politik dhe ekonomik, po viziton Bullgarinë si pjesë e udhëtimit të tij në Evropën Lindore. Ai gjithashtu zhvilloi bisedime me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin Bojko Borisov dhe Emil Ljubenov Karanikolov, ministrin e ekonomisë së  Bullgarisë. Pas vizitës në Sofje, shefi i diplomacisë iraniane do të udhëtojë në Zagreb dhe Sarajevë.