Zarif takohet me presidenten e Kroacisë në Zagreb
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70193-zarif_takohet_me_presidenten_e_kroacisë_në_zagreb
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Zagreb, u takua me presidenten e Kroacisë dhe theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2018 13:38 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me presidenten e Kroacisë në Zagreb

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në Zagreb, u takua me presidenten e Kroacisë dhe theksoi zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në të gjitha fushat.

Z. Muhamed Xhavad Zarif të enjten (sot) në takim me znj. Kolinda Grabar Kitariviç, presidenten e Kroacisë, e quajti historike miqësinë mes të dy popujve, iranian dhe kroat dhe deklaroi: "Vizita e tregtarëve të mëdhenj të Iranit Kroaci tregon interesimin e sektorëve të tregtisë dhe biznesit të Iranit për bashkëpunim me sektorin e tregtisë së Kroacisë. Irani është i gatshëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike paralel me marrëdhëniet politike me Kroacinë, prandaj me maturi mund të zgjidhen dhe mënjanohen disa pengesa dhe probleme që ekzistojnë në këtë drejtim dhe Irani mund të bëhet burim i sigurt për sigurimin e energjisë sidomos të naftës dhe gazit për Kroacinë". Z. Zarif gjithashtu vuri në dukje kërcënimet globale të terrorizmit dhe tha: "Irani dhe Kroacia në lidhje me shqetësimet e përbashkëta duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, mund të zhvillojnë bashkëpunime me të afërta bilaterale dhe multilaterale". Ndërkohë znj. Kolinda Grabar Kitariviç, presidentja e Kroacisë, në këtë takim vuri në dukje gatishmërinë e vendit të saj për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin dhe u shpreh optimiste që së shpejti do të zgjidhën dhe mënjanohen problemet përpara të dy vendeve në sektorin e investimeve. Presidentja e Kroacisë gjithashtu tha se sektori i turizmit, artizanaleve, shkencave dhe teknologjisë dhe ai i petrokimisë, janë fusha shumë të mira për bashkëpunim mes Kroacisë dhe Iranit. Çështjet rajonale, sidomos situata në Siri, Jemen, Afganistan dhe çështjet përkatëse me rajonin e Ballkanit ishin tema të tjera që u diskutuan në takimin e ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe presidentes së Kroacisë.