Zarif takohet dhe bisedon me ministrin e tregtisë të Bosnjës dhe Hercegovinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70253-zarif_takohet_dhe_bisedon_me_ministrin_e_tregtisë_të_bosnjës_dhe_hercegovinës
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Bosnjë dhe Hercegovinë ka zhvilluar një takim me ministrin e tregtisë së jashtëm dhe bashkëpunimeve ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës ku ka theksuar zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 02, 2018 09:52 Europe/Tirane
  • Zarif takohet dhe bisedon me ministrin e tregtisë të Bosnjës dhe Hercegovinës

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës së tij në Bosnjë dhe Hercegovinë ka zhvilluar një takim me ministrin e tregtisë së jashtëm dhe bashkëpunimeve ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës ku ka theksuar zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Muhamed Xhavad Zarif të premten në takim me Mirko Sharoviç, ministri i tregtisë së jashtme dhe bashkëpunimeve ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, ka biseduar në lidhje me rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, për krijimin e lehtësimeve dhe për heqjen e pengesave përpara bashkëpunimit mes të dy vendeve. Në fund të takimit të ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe ministrit të tregtisë dhe bashkëpunimeve ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka filluar konferenca tregtare e përbashkët mes të dy vendeve me fjalimin e Muhamed Xhavad Zarif dhe Mirko Sharoviç me pjesëmarrjen e tregtarëve dhe biznesmenëve të të dy vendeve në Sarajevë.