Irani prodhon sistemin raketor Besimi-373
Komandanti i përgjithshëm i bazës Khotamul’Anbia të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka thënë se sistemi raketor Besimi-373 është projektuar dhe ndërtuar nga ekspertët e rinj iranian.
Farzad Ismaili, pasi nderoi kujtimin e martirëve të xhamisë Xhavadul’aeme në qytetin Ahvaz deklaroi: Sistemi strategjik raketor Besimi-373 është prodhuar në kushtet e sanksioneve të armikut. Nga mënyra e përdorimit dhe efikasitetit, ky sistem është më i mirë sesa sistemi raketor S-300 pasi pajisjet dhe teknologjia e sistemeve ajrore të ushtrisë iraniane janë më të mira dhe të përditësuara. Komandant Ismaili ndër të tjera vuri në dukje se Revolucioni Islamik arriti fitoren me angazhimin e popullit dhe shtoi se Republika Islamike e Iranit së bashku me popullin ka bërë qëndresë në luftën 8-vjecare të Irakut kundër Iranit dhe sot ajo qëndron e fortë në rrugën e saj. Sistemi raketor Besimi-373 është në gjendje të perceptojë armikun në çdo distancë, si dhe mund të godasë objektivat aerodinamik, raketat balistike, cruise dhe raketat e llojeve të tjera. Sistemi është i pajisur me radarë paralajmërues të cilët ndryshojnë nga radarët e tjerë.