Ministri i ekonomisë së Iranit arrin në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70423-ministri_i_ekonomisë_së_iranit_arrin_në_moskë
Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit sot në mëngjes arriti për një vizitë zyrtare në Moskë për të marrë pjesë në takimin e 14-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike dhe tregtare të Iranit dhe Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2018 05:36 Europe/Tirane
  • Ministri i ekonomisë së Iranit arrin në Moskë

Ministri i ekonomisë dhe financave të Iranit sot në mëngjes arriti për një vizitë zyrtare në Moskë për të marrë pjesë në takimin e 14-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunime ekonomike dhe tregtare të Iranit dhe Rusisë.

Takimi i 14-të i komisionit të përbashkët ekonomik dhe tregtar i Iranit dhe Rusisë zhvillohet me pesë dhe me gjashtë mars në Moskë. Masud Kerbasian, shefi iranian i këtij komisioni, dhe Aleksandr Novak, ministri i energjisë së Rusisë, gjatë punimeve të këtij komisioni, do të shqyrtojnë planet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme ekonomike, tregtare dhe investuese në sektorë të ndryshëm.