Shtohen shkëmbimet tregtare të Iranit dhe Anglisë pas marrëveshjes bërthamore
Ambasadori i Anglisë në Irak ka thënë se sasia e shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve që nga viti 2015 dhe pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, në krahasim me periudhën e mëparshëm është trefishuar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nicholas Hopton, ambasadori i Anglisë në Iran, të hënën në mbrëmje në takim me Husejn Mahmudi, zv/kryetarin e Dhomës Tregtare në provincën Khorasan Razavi në Mashhad në lindje të Iranit, ka thënë se pas marrëveshjes bërthamore, është shënuar një progres i madh në marrëdhëniet ekonomike mes të dy vendeve. Ai shtoi: "Qeveria e Anglisë është e vendosur që përveç mbështetjes plotësisht të marrëveshjes bërthamore, gjithashtu do të bëjë të gjitha përpjekjet për shtimin e bashkëpunimin tregtar të dy vendeve në të ardhmen. Shifra aktuale mund të rritet në masë shumë të madhe". Ndërkohë zv/kryetari i dhomës tregtare të Khorasanit në këtë takim tha se të dy vendeve nuk kanë shfrytëzuar të gjitha potencialet e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve mes vete.