Ruhani: Të gjithë do pendohen për dështimin e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70479-ruhani_të_gjithë_do_pendohen_për_dështimin_e_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se të gjithë do të pendohen për dështimin e mundshëm të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1 në vitin 2015, pasi SHBA vazhdon përpjekjet e saj për të sabotuar marrëveshjen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2018 16:45 Europe/Tirane
  • Ruhani: Të gjithë do pendohen për dështimin e marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian Hasan Ruhani deklaroi se të gjithë do të pendohen për dështimin e mundshëm të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1 në vitin 2015, pasi SHBA vazhdon përpjekjet e saj për të sabotuar marrëveshjen.

Në një takim me Ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në Teheran, presidenti iranian shtoi se është e domosdoshme të shpëtohet marrëveshja bërthamore dhe theksoi: “"Sigurisht, ne do të jemi gati për çdo kusht, i cili nuk do të ishte i favorshëm për ne". "Mbijetesa e marrëveshjes bërthamore do të provojë në botë se negociatat dhe diplomacia janë alternativat më të mira për zgjidhjen e problemeve", tha Presidenti Ruhani duke shtuar se kolapsi i marrëveshjes bërthamore do të tregojë se negociatat politike janë një humbje kohe. Ministri i Jashtëm francez, nga ana e tij, tha se Parisi ishte i gatshëm të shpëtojë dhe të zbatojë marrëveshjen bërthamore. “Evropa e konsideron marrëveshjen bërthamore si një dokument themelor për përmirësimin e zhvillimit dhe stabilitetit rajonal”, vuri në dukje Le Drian. Ai theksoi se Irani dhe Franca mund të kenë bashkëpunim pozitiv në përpjekjet për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale, për të parandaluar katastrofat humanitare në vendet e rajonit dhe për të zgjidhur krizat e vazhdueshme në rajon.