Gjeneral Ismaili: Rezistenca është çelësi i fitores së vërtetë përball armikut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70505-gjeneral_ismaili_rezistenca_është_çelësi_i_fitores_së_vërtetë_përball_armikut
Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, ka deklaruar se rezistenca dhe qëndresa është çelësi i vitores së vërtetë kundër armiqve.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 07, 2018 09:41 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ismaili: Rezistenca është çelësi i fitores së vërtetë përball armikut

Komandanti i bazës kundërajrore "Khatemul-Anbija" të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, ka deklaruar se rezistenca dhe qëndresa është çelësi i vitores së vërtetë kundër armiqve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Farzad Ismaili në ceremoninë ushtarake për ndarjen e gradave për ushtarakët në Teheran, deklaroi: "Fuqia dhe siguria e Republikës Islamike të Iranit gjatë 40 viteve të kaluara nën sanksione dhe kërcënime nga ana e arrogancës botërore, është rezultat i sakrificës dhe punës së forcave të armatosura të Iranit. Forcat njerëzore të specializuara dhe llojet e ndryshme të pajisjeve moderne në bazën kundërajrore "Khatemul-Anbija" të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit përkrah forcave të tjera të armatosura të Iranit, garantojnë sigurinë dhe qetësinë për popullin e Iranit ndërsa për armiqtë e përbetuar të Republikës Islamike të Iranit krijojnë vetëm ferr".