Plagoset një gazetar i IRIB në rajonin Gute Lindor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70597-plagoset_një_gazetar_i_irib_në_rajonin_gute_lindor
Sejed Muxhtaba Hejdari, gazetar i radiotelevizionit shtetëror të Iranit, IRIB, është plagosur dje në kohë kur po transmetonte lajme mbi operacionin e ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 09, 2018 04:46 Europe/Tirane
  • Plagoset një gazetar i IRIB në rajonin Gute Lindor

Sejed Muxhtaba Hejdari, gazetar i radiotelevizionit shtetëror të Iranit, IRIB, është plagosur dje në kohë kur po transmetonte lajme mbi operacionin e ushtrisë siriane në rajonin Gute Lindor.

Në kohën kur ky gazetar po raportonte për një tunel që më parë kontrollohej nga terroristët në rajonin Gute Lindor është plagosur pas një sulmi me raketa. Gazetari është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e tij fizike është raportuar e mirë. Rajoni Gute Lindor në Siri për çdo ditë përballet me sulme me predha dhe raketa që lëshohen nga terroristët. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj për ndryshimin e ekuacioneve të rajonit në favor të regjimit sionist.