Baidinezhad:  Agresioni ndaj ambasadës së Iranit në Londër, shkelje e ligjeve ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70721-baidinezhad_agresioni_ndaj_ambasadës_së_iranit_në_londër_shkelje_e_ligjeve_ndërkombëtare
Ambasadori i Iranit në Angli në reagim ndaj agresionit të elementëve të grupit ekstremist dhe përçarës ndaj ambasadës së Iranit në Londër, theksoi se elementët e këtij grupi duke shkelur ligjet ndërkombëtare, kanë prezantuar ideologjinë e tyre të devijuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2018 10:55 Europe/Tirane
  • Baidinezhad:  Agresioni ndaj ambasadës së Iranit në Londër, shkelje e ligjeve ndërkombëtare

Ambasadori i Iranit në Angli në reagim ndaj agresionit të elementëve të grupit ekstremist dhe përçarës ndaj ambasadës së Iranit në Londër, theksoi se elementët e këtij grupi duke shkelur ligjet ndërkombëtare, kanë prezantuar ideologjinë e tyre të devijuar.

Disa persona të cilët e kanë prezantuar vetën pjesëtarë të sektit Shirazi, të premten pasdite kanë sulmuar ambasadën e Iranit në Londër. Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të premten në mbrëmje ka njoftuar se pjesëtarët e këtij grupi janë arrestuar dhe kjo "shfaqje teatrale" ka përfunduar. Vlen të theksohet se sekti Shirazi i cili quhet edhe me emrin "shiitët anglezë", drejtohen nga një person me emrin Sadegh Shirazi dhe ky grup ofendon edhe simbolet e myslimanëve sunitë. Hamid Baidinezhad, ambasadori i Iranit në Angli, të shtunën në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ka shkruar: "Sekti Shirazi i cili është një lëvizje me bindje të devijuara, të premten përsëri ka treguar fytyrën e vet të vërtetë. Sekti Shirazi i cili për shumë vite po përqesh trashëgimin e Imam Khomejnit (ra) për unitetin mes myslimanëve, nuk arriti të kontrollojë vetën dhe paraqiti bindjet e veta në këtë mënyrë dhe atë në Evropë dhe në qytetin e Londrës përpara mediave publike të botës. Pjesëtarët e këtij grupi duke ofenduar flamurin e Iranit dhe duke zmadhuar veprimet e veta të shëmtuara, janë munduar të fitojnë legjitimitet, mirëpo me ndërhyrjen e policisë, veprimi i tyre dha rezultate të kundërta".