Baidinezhad: Qeveria e Anglisë duhet të japë garanci
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70803-baidinezhad_qeveria_e_anglisë_duhet_të_japë_garanci
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli ka deklaruar se qeveria e Anglisë duhet të japë garanci që grupi i cili ka organizuar sulmin kundër ambasadës së Iranit në Londër, është futur tërësisht nën kontroll dhe më nuk ekziston ndonjë kërcënim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2018 11:10 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Qeveria e Anglisë duhet të japë garanci

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli ka deklaruar se qeveria e Anglisë duhet të japë garanci që grupi i cili ka organizuar sulmin kundër ambasadës së Iranit në Londër, është futur tërësisht nën kontroll dhe më nuk ekziston ndonjë kërcënim.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ahmed Baidinezhad, ambasadori i Iranit në Angli, në lidhje me sulmin ndaj ambasadës së Iranit në Londër, deklaroi: "Përgatitjet për këtë sulm ndaj një ambasade për shkak se konsiderohet shembull i shkeljes së qartë të ligjit si ligjeve të brendshme ashtu edhe ligjeve ndërkombëtare, tregojnë se agresorët kryer këtë sulm me përgatitje të plotë dhe me qëllime të caktuara. Katër persona nga sulmuesit janë arrestuar, mirëpo akoma është e paqartë se pse këta persona janë liruar shumë shpejtë. Të hënën autoritetet e sigurisë dhe juridike të ambasadës do të zhvillojnë takime me autoritete të ndryshme të policisë dhe të Ministrisë së Jashtme të Anglisë për të shqyrtuar shkaqet e sulmit ndaj ambasadës së Iranit në Angli. Shpresojmë që këto takime të rezultojnë me mënjanimin e shqetësimeve në lidhje me qëllimet në prapaskenë të grupeve armiqësore".