Ambasadori iranian në Londër kërcënohet me vdekje
Një nga anëtarët e lartë të të ashtuquajturit kulti Shirazi kërcënoi të vriste ambasadorin iranian në Britani, Hamid Baidinezhad.
Baidinezhad në faqen e tij në Twitter postoi një imazh të Instagram që i përkiste Husein Marashi Kazvini, një anëtar i devotshëm i kultit Shirazi që përmbante fyerjet e tij drejtuar ambasadorit iranian, duke e kërcënuar me vdekje. Disa anëtarë të grupit ekstremist Shirazi sulmuan të premten kompleksin e ambasadës iraniane në Londër, duke ngritur flamurin e tyre në ballkonin e ndërtesës pa u ndeshur me ndonjë reagim nga ana e policisë së Londrës. "Grupi që sulmoi ambasadën iraniane në Londër përfaqëson një komunitet ekstremist shi'it. Ata kanë një interpretim sektar të shi'izmit dhe insistojnë në fyerjen e udhëheqësve të mëdhenj sunitë. Qeveria e Britanisë së Madhe, megjithatë, ka një angazhim të palëkundur për të siguruar pacenueshmërinë e Ambasadës, "shkroi ambasadori iranian në Londër në një mesazh në Twitter. Pas këtij mesazhi, ai është kërcënuar me vdekje nga ekstremistët.