Zarif kërkon vendosjen e shpejtë të një armëpushimi në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70849-zarif_kërkon_vendosjen_e_shpejtë_të_një_armëpushimi_në_jemen
Jemeni ka afro 3 vjet që përballet me sulmet e pandërprera të Arabisë Saudite, agresion që ka krijuar një katastrofë të vërtetë humanitare në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2018 06:10 Europe/Tirane
  • Zarif kërkon vendosjen e shpejtë të një armëpushimi në Jemen

Jemeni ka afro 3 vjet që përballet me sulmet e pandërprera të Arabisë Saudite, agresion që ka krijuar një katastrofë të vërtetë humanitare në këtë vend.

Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit. Ashtu siç ka theksuar sekretari i përgjithshëm i OKB në çdo 10 minuta në Jemen vdes një fëmijë. Piter Mauer kreu i komitetit ndërkombëtar të kryqit të kuq i ndodhur për një vizitë në Teheran, ka shprehur shqetësimin mbi gjendjen e rënduar të popullit jemenas. Një prej temave kryesore të diskutuara nga kreu i komitetit ndërkombëtar të kryqit të kuq dhe ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ishte pikërisht vendosja e një armëpushimi dhe mënyra e dërgimit të ndihmave humanitare në Jemen. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme të saj për të reduktuar dhimbjet dhe vuajtjet e popujve të përfshirë nga lufta në Siri dhe Jemen dhe për të dërguar ndihma humanitare në këto dy vende. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të dielën në Teheran zhvilloi një takim me Piter Maurer, kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq me të cilin bisedoi në lidhje me çështje rajonale. Kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në këtë takim shprehu interesimin dhe vullnetin e kësaj organizate për të vazhduar bisedimet dhe bashkëpunimet me Republikën Islamike të Iranit në lidhje me problemet më të rëndësishme njerëzore përkatëse me krizat humanitare në disa vende të rajonit të Lindjes së Mesme si në Siri, Jemen dhe Irak. Në këtë takim është biseduar edhe për situatën më të fundit humanitare në Siri si për nevojën e evakuimit të banorëve të thjeshtë nga rajoni i përfshirë nga lufta Gute Lindor dhe për vazhdimin e dërgimeve të ndihmave humanitare për banorët e këtij rajoni. Nevoja për armëpushim të menjëhershëm në Jemen dhe dërgimi i ndihmave humanitare medikamente dhe ushqimore për popullin e Jemenit, ishte temë tjetër e këtij takimi mes Muhamed Xhavad Zarif dhe Piter Maurer.