Një delegacion i forcave të armatosura të Iranin arrin në Katar
Mars 12, 2018 07:57 Europe/Tirane
Një delegacion i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit të hënën arriti për një vizitë në Katar për të marrë pjesë në takimin e komandantëve të forcave detare të Lindjes së Mesme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky delegacion drejtohet nga gjeneral Alireza Tangsiri, zv/komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, i cili përveç pjesëmarrjes në takimin e komandantëve të forcave detare të Lindjes së Mesme, do të vizitojë edhe panairin e gjashtë ndërkombëtare të mbrojtjes detare që zhvillohet në Katar. Në këtë panair marrin pjesë 180 kompani nga 30 vende të botës të cilat prezantojnë prodhimet me të fundit të tyre në fushën e forcave detare.
Tags