Zarif: Irani është i gatshëm të furnizojë Pakistanin me energji
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70861-zarif_irani_është_i_gatshëm_të_furnizojë_pakistanin_me_energji
Ministri i punëve të jashtme të RII në Samitin e Biznesit Iran-Pakistan në Islamabad, ka njoftuar për gatishmërinë e plotë të Teheranit për të furnizuar Pakistanin me energji.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2018 08:14 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani është i gatshëm të furnizojë Pakistanin me energji

Ministri i punëve të jashtme të RII në Samitin e Biznesit Iran-Pakistan në Islamabad, ka njoftuar për gatishmërinë e plotë të Teheranit për të furnizuar Pakistanin me energji.

Mohamed Xhevad Zarif, të dielën në këtë samit, duke folur mbi veprimet e Iranit për ndërtimin e tubacionit të gazit në Pakistan, ka thënë: Teherani ka shpenzuar më shumë se 2 miliardë dollarë për ndërtimin e këtij tubacioni në përputhje me angazhimet e tij ndaj kontratës së eksportit të gazit të Iranit në Pakistan dhe po pret që miqtë pakistanezë të përmbushin detyrimet e tyre sa i përket ndërtimit të këtij tubacioni. Zarif duke folur mbi pengesat dhe problemet siç janë mungesa e marrëdhënieve bankare dhe disa çështje doganore si dhe mbi vëllimin e shkëmbimeve tregtare Iran-Pakistan, ka thënë se Teherani dhe Islamabadi mund të plotësojnë nevojat e njëri-tjetrit në sektorë të ndryshëm tregtarë dhe madje edhe të turizmit, ku vetëm gjatë 9 muajve të fundit, shkëmbimet tregtare anë rritur me 50% duke arritur në 982 milionë dollarë. Ministri i jashtëm i Iranit në lidhje me korridorin e përbashkët ekonomik të Kinës dhe Pakistanit deklaroi: "Irani duhet të bashkohet me çdo plan që do të rrisë mirëqenien e popullit dhe rajonit që ka vuajtur në dekadat e fundit siç janë luftërat e detyruara dhe tensionet sektare, duke përfshirë planin e Korridorit Ekonomik Kin-Pakistani. Ministri i jashtëm pakistanez, Khaxheh Mohamed Asif gjithashtu përshëndeti propozimin e ministrit të jashtëm të Iranit për të forcuar bashkëpunimin tregtar midis dy vendeve në Samitin e Biznesit Iran-Pakistan, duke thënë se qeveria pakistaneze po punon për të vendosur bashkëpunimin midis dy dhomave të tregtisë. Asif shtoi: "Negociatat mes bankave qendrore të Iranit dhe Pakistanit janë duke u zhvilluar për të nisur një strukturë bankare dypalëshe dhe do të bëhen së shpejti përmirësime të rëndësishme në këtë drejtim.