SHBA nuk janë në pozitë të vendosin kushte për marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70985-shba_nuk_janë_në_pozitë_të_vendosin_kushte_për_marrëveshjen_bërthamore
Ministri i Jashtëm iranian z.Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë "në një pozitë" për të vendosur kushte për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2018 17:05 Europe/Tirane
  • SHBA nuk janë në pozitë të vendosin kushte për marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm iranian z.Muhamed Xhavad Zarif theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë "në një pozitë" për të vendosur kushte për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1.

Zarif, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Pakistan, të martën në një postim në llogarinë e tij zyrtare të Twitter ka shkruar: "Presidenti i SHBA, z. Donald Trump e ka bërë zakon të jetë i paparashikueshëm dhe në këtë mënyrë bëhet i pabesueshëm për këdo që dëshiron të angazhohet". "Askush nuk do të jetë i interesuar të arrijë ndonjë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë nëse nënshkrimi i SHBA-së vlen vetëm për 4-8 vjet," shtoi ai. Ministri i Jashtëm iranian, më tej thekson: "Një palë në një marrëveshje shumëpalëshe nuk mund të vendosë kushte për marrëveshjen. Ata [amerikanët] kanë vendosur më parë disa kushte që janë të palogjikshme, kushtet e tyre të reja janë gjithashtu të palogjikshme."