Zarif udhëton në Baku dhe Astana
Mars 14, 2018 04:37 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, z. Behram Kasemi tha se Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif do të largohet të mërkurën nga Teherani për në Baku dhe Astana në krye të një delegacioni politik.
Zarif së pari do të vizitojë kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të marrë pjesë në samitin katërpalësh të Iranit, Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë. Më pas, Zarif do të largohet nga Baku për në Astana për të marrë pjesë në takimin trepalësh të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në kryeqytetin e Kazakistanit.
Tags