Popullsia në Iran kalon shifrën 81 milion banorë
(last modified Thu, 15 Mar 2018 08:02:54 GMT )
Mars 15, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Popullsia në Iran kalon shifrën 81 milion banorë

Qendra kombëtare e statistikave në Iran, njoftoi se popullsia në Iran në fund të këtij vitit sipas kalendarit diellor ka kaluar shifrën 81 milion banorë.

Më herët kjo qendër sipas numërimit të bërë në vitin 2015 njoftoi se popullsia në Iran është 79 milion e 926 mijë e 72- banorë prej të cilëve 51% janë meshkuj dhe 49% janë femra. Mirëpo sipas statistikave të Orës së Popullsisë, deri në fund të vitit 1396 të kalendarit diellor, numri i popullsisë në Iran ka kaluar shifrën 81 milion banorë. Në sistemin Ora e Popullsisë, maten parametra të rëndësishëm, si lindjet, vdekjet, shpërnguljet dhe emigrimet.