Nicholas Hopton: Marrëdhëniet Teheran-Londër drejt përmirësimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71075-nicholas_hopton_marrëdhëniet_teheran_londër_drejt_përmirësimit
Ambasadori i Britanisë në Teheran, pas vendimit të ministrisë së jashtme të Anglisë për zëvendësimin e tij, ka thënë se marrëdhëniet Teheran-Londër ndodhen në një rrugë të mirë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Nicholas Hopton: Marrëdhëniet Teheran-Londër drejt përmirësimit

Ambasadori i Britanisë në Teheran, pas vendimit të ministrisë së jashtme të Anglisë për zëvendësimin e tij, ka thënë se marrëdhëniet Teheran-Londër ndodhen në një rrugë të mirë.

Nicholas Hopton në një mesazh të tij në Twitter ka thënë: Që nga koha e rihapjes së ambasadës angleze në Teheran në vitin 2015 është përshkuar një rrugë e gjatë dhe duhen bërë akoma më shumë punë. Ai gjithashtu mirëpriti zgjedhjen e Rob Macaire në postin e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Teheran i cili do të vijë në fund të prillit. Më herët ministri i jashtëm i Anglisë Boris Jhonson pas emërimit të ambasadorit të ri anglez në Teheran, ka thënë se Irani ka një rol të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme.