Irani: Princi i kurorës saudite, një person i papjekur, naiv
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71127-irani_princi_i_kurorës_saudite_një_person_i_papjekur_naiv
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman është një person naiv dhe i papjekur, i cili nuk ka idenë e politikës përveç fjalëve të hidhura që burojnë nga mungesa e largpamësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2018 17:41 Europe/Tirane
  • Irani: Princi i kurorës saudite, një person i papjekur, naiv

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman është një person naiv dhe i papjekur, i cili nuk ka idenë e politikës përveç fjalëve të hidhura që burojnë nga mungesa e largpamësisë.

Behram Kasemi reagoi ndaj deklaratave të Bin Salman në një intervistë me kanalin e lajmeve CBS, në të cilin ai tha se Arabia Saudite do të ndërmarrë hapa të shpejtë për të zhvilluar bomba bërthamore nëse Irani e bën këtë. "Deklaratat e tij nuk meritojnë përgjigje, sepse ai është një person naiv dhe i papjekur, i cili gjithmonë flet gënjeshtra dhe fjalë të hidhura, sepse nuk ka ide për politikën, dhe përdor fjalë të pamatura për shkak të mungesës së largpamësisë", vuri në dukje z. Kasemi. Duke iu referuar asaj pjese të komenteve të Bin Salman rreth ushtrisë së Iranit që ai  pretendoi se nuk renditet midis pesë ushtrive të mëdha në botën myslimane, zëdhënësi iranian tha: " Një vend, i cili për më shumë se tre vjet ka vendosur një bllokadë totale kundër njerëzve të pambrojtur të Jemenit dhe është gjunjëzuar si rezultat i rezistencës së Jemenit, më mirë të mos flasë për madhësinë e ushtrisë dhe ekonomisë së tij, por të vazhdojë të shpenzojnë paratë e popullit të tij për blerjen e "armëve të bukura" dhe të mbetet importues i sigurisë. Ky vend duhet të heshtë përballë një vendi të fuqishëm si Irani". Me termin armë "të bukura", Kasemi i referohej komenteve të Presidentit të SHBA, Donald Trump, qershorin e kaluar, kur ai tha para bisedimeve të tij me emirin e Katarit, se diskutimet e tyre do të përqendroheshin në "blerjen e shumë pajisjeve të bukura ushtarake" pasi me sauditët nënshkroi marrëveshje për shitjen e armëve me vlerë 110 miliard dollarë.