Zarif arrin në Astana
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71137-zarif_arrin_në_astana
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbrëmjen e së enjtes u nis për në Astana për të marrë pjesë në takimin trepalësh mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 16, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Zarif arrin në Astana

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbrëmjen e së enjtes u nis për në Astana për të marrë pjesë në takimin trepalësh mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë.

Takimi trepalësh i ministrave të jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të mbahet sot në qytetin Astana të Kazakistanit. Ministrat e jashtëm të këtyre tre vendeve do të analizojnë rezultatet e bisedimeve të Astanasë të një viti më parë si dhe për masat e përbashkëta trepalëshe për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Takimi i Astanasë do të mbahet pa praninë e monitoruesve dhe pa praninë e palëve siriane. Negociatat e Astanasë që kanë për qëllim zgjidhjen e krizës siriane kanë nisur në janar të vitit 2017. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist.