Kompania iraniane firmos kontratë për blerjen e avionëve Antonov
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71346-kompania_iraniane_firmos_kontratë_për_blerjen_e_avionëve_antonov
Drejtori i kompanisë ajrore Taftan Air në Iran ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 100 avionëve Antonov me vlerë 3 miliard dollarë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 20, 2018 08:33 Europe/Tirane
  • Kompania iraniane firmos kontratë për blerjen e avionëve Antonov

Drejtori i kompanisë ajrore Taftan Air në Iran ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 100 avionëve Antonov me vlerë 3 miliard dollarë.

Kompania Taftan Air kryesisht është aktive në zonat lindore të Iranit dhe është përqendruar në zonën e lirë tregtare Çabahar të provincës Sistan Baluçistan. Abul’fazel Hakiki, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie ka thënë, pas 1 viti i gjysmë negociata në shkurt të 2018 u arrit akordi me kompaninë prodhuese të avionëve Antonov të Ukrainës e cila do t’i dorëzojë Iranit 100 avionë brenda 6 viteve të ardhshme. Avionët kanë 102 ulëse, 2 motorë me konsum të ulët dhe të përshtatshëm për klimën në Iran dhe do të përdoren për distancat e shkurtra brenda vendit.