Mesazhi i Zarif në Twitter për festën e Novruzit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën ka publikuar një mesazh në Twitter me rastin e festës së Novruzit dhe ka shkruar: “Festa e Novruzit është lajmërim për ardhjen e pranverës dhe thërret në rilindje dhe shpresë për të gjithë njerëzit”.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se z. Muhamed Xhavad Zarif në këtë mesazh ka thënë se iranianët me mijëra vjet bëjnë përpjekje për realizimin e idealeve për paqe e miqësi mes të gjithë popujve, prandaj “Për ardhjen dhe realizimin e pranverës, duhet dëbuar dimri i egër dhe i acartë”. Vlen të theksohet se festa e Novruzit kremtohet në 12 vende të botës dhe njihet si festë zyrtare, mirëpo në Iran me këtë festë ndërrohet edhe viti sipas kalendarit zyrtar të vendit.