Mesazhi i Zarif në Twitter për festën e Novruzit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71370-mesazhi_i_zarif_në_twitter_për_festën_e_novruzit
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën ka publikuar një mesazh në Twitter me rastin e festës së Novruzit dhe ka shkruar: “Festa e Novruzit është lajmërim për ardhjen e pranverës dhe thërret në rilindje dhe shpresë për të gjithë njerëzit”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2018 13:30 Europe/Tirane
  • Mesazhi i Zarif në Twitter për festën e Novruzit

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën ka publikuar një mesazh në Twitter me rastin e festës së Novruzit dhe ka shkruar: “Festa e Novruzit është lajmërim për ardhjen e pranverës dhe thërret në rilindje dhe shpresë për të gjithë njerëzit”.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se z. Muhamed Xhavad Zarif në këtë mesazh ka thënë se iranianët me mijëra vjet bëjnë përpjekje për realizimin e idealeve për paqe e miqësi mes të gjithë popujve, prandaj “Për ardhjen dhe realizimin e pranverës, duhet dëbuar dimri i egër dhe i acartë”. Vlen të theksohet se festa e Novruzit kremtohet në 12 vende të botës dhe njihet si festë zyrtare, mirëpo në Iran me këtë festë ndërrohet edhe viti sipas kalendarit zyrtar të vendit.