Reagimi i Zarif ndaj mesazhit për Nevruzin të Donald Trump kundër iranianëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71380-reagimi_i_zarif_ndaj_mesazhit_për_nevruzin_të_donald_trump_kundër_iranianëve
Ministri i jashtëm i RII iu është përgjigjur mesazhit për Nevruzin të presidentit amerikan Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2018 14:03 Europe/Tirane
  • Reagimi i Zarif ndaj mesazhit për Nevruzin të Donald Trump kundër iranianëve

Ministri i jashtëm i RII iu është përgjigjur mesazhit për Nevruzin të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mohamed Xhevad Zarif, e ka quajtur Trump-in lider "axhami", i cili gjithë historinë, politikën dhe diplomacinë mund t'a përmbledh me 280 shkronja duke bërë një mesazh në Tuiter. Ministri i jashtëm i RII ka deklaruar se iranianët kanë një civilizim mijëra vjeçar të vjetër dhe shumë të pasur si dhe një histori të thellë dhe ata janë në gjendje të injorojnë fyerjet idiote të një udhëheqësi "axhami". Donald Trump i cili nuk dëshiron të humbasë asnjë mundësi për të shprehur pikëpamjet e tij anti-iraniane, të hënën në mbrëmje me rastin e urimit të Nevruzit, ka përsëritur pretendimet e të pavërteta dhe anti-iraniane. Trump po ashtu Gardën Revolucionare të Iranit, që luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të cilët mbështeten nga Uashingtoni dhe aleatët e tij posaçërisht Arabinë Saudite në Siri dhe Irak, e ka quajtur si "ushtri armiqësore". Trupat e Gardës Revolucionare Islamike po ofrojnë ndihmë për të luftuar grupet takfiriste-terroriste në Irak dhe Siri, një veprim që nuk është aspak tërheqës për Trump dhe aleatët e tij. Me ardhjen e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni ka intensifikuar politikat kundër Iranit.