Khoshro: Kultura e Nevruzit gjithmonë përcjellëse e paqes dhe miqësisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71400-khoshro_kultura_e_nevruzit_gjithmonë_përcjellëse_e_paqes_dhe_miqësisë
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, kulturën e festës së Nevruzit e ka quajtur traditën më të qëndrueshme dhe më të lartë të kulturës iraniane dhe tha se kjo kulturë gjithmonë përcjell mesazhin e paqes dhe miqësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Khoshro: Kultura e Nevruzit gjithmonë përcjellëse e paqes dhe miqësisë

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, kulturën e festës së Nevruzit e ka quajtur traditën më të qëndrueshme dhe më të lartë të kulturës iraniane dhe tha se kjo kulturë gjithmonë përcjell mesazhin e paqes dhe miqësisë.

Golam’ali Khoshro, në kuadër të festës ndërkombëtare të Nevruzit që u mbajt në selinë e OKB në Nju Jork, deklaroi: Në ditën e Nevruzit familjet dhe miqtë mblidhen me njëri tjetri dhe pasi përshëndesin vitin e kaluar, urojnë mirëseardhje për vitin e ri. Z. Khoshro recitoi një poezi të poetit të madh Hafiz Shirazi dhe tha poezitë e këtij poeti tregojnë pozitën e lartë të Nevruzit. Sa i përket mësimeve të Nevruzit, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, tha se jeta nuk duhet shkatërruar me sundime, përçarje, mosmarrëveshje dhe imponime por ajo duhet ndihmuar e dashuri dhe miqësi. Festa e Nevruzit, festohet në mëse 12 vende të botës si në Iran, Azerbajxhan, Uzbekistan, Turkmenistan, Kazakistan, Kirgizistan dhe Shqipëri.