Ruhani uron 9 vende të rajonit për festën e Nevruzit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71402-ruhani_uron_9_vende_të_rajonit_për_festën_e_nevruzit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të mesazheve të ndara ka uruar presidentët e Afganistanit, Taxhikistanit, Pakistanit, Azerbajxhanit, Turkmenistanit, Armenisë, Turqisë, Kazakistanit dhe Uzbekistanit për festën e Nevruzit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Ruhani uron 9 vende të rajonit për festën e Nevruzit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të mesazheve të ndara ka uruar presidentët e Afganistanit, Taxhikistanit, Pakistanit, Azerbajxhanit, Turkmenistanit, Armenisë, Turqisë, Kazakistanit dhe Uzbekistanit për festën e Nevruzit.

Presidenti Hasan Ruhani pasi uroi krerët e këtyre vendeve për festën e nevruzit atë e cilësoi një festë të haresë dhe gëzimit dhe një festë me civilizim dhe kulturë të pasur si dhe shtoi se festa e Nevruzit sjell erën dhe ngjyrën e larmishme të pranverës dhe përcjell bukurinë, paqen dhe miqësinë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shpresoi se me ardhjen e pranverës e gjithë bota dhe sidomos popujt e rajonit do të heqin dorë nga mosmarrëveshjet etnike dhe fetare, do tërheqin dorë nga lufta dhe radikalizmi dhe do të jetojnë në paqe, dashuri dhe miqësi. Vendet në të cilat festohet Nevruzi duke marrë shembull nga organizimi i kësaj feste të madhe mund të përhapin, paqen unitetin de drejtësinë në të gjithë botë.