Abdulahian kërkon ndalimin e ndërhyrjeve të huaja në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71608-abdulahian_kërkon_ndalimin_e_ndërhyrjeve_të_huaja_në_rajon
Krizat rajonale, duke përfshirë ato në Jemen, Bahrejn dhe Libi, do të zgjidhen duke i dhënë fund ndërhyrjeve të jashtme, tha këshilltari i kryetarit të parlamentit të Iranit për çështjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2018 11:54 Europe/Tirane
  • Abdulahian kërkon ndalimin e ndërhyrjeve të huaja në rajon

Krizat rajonale, duke përfshirë ato në Jemen, Bahrejn dhe Libi, do të zgjidhen duke i dhënë fund ndërhyrjeve të jashtme, tha këshilltari i kryetarit të parlamentit të Iranit për çështjet ndërkombëtare.

Ne duhet të promovojmë dialogun e vërtetë rajonal dhe t'i japim fund ndërhyrjeve të huaja për të adresuar krizat në rajon, tha Hosein Amir Abdulahian. Armiqtë e rajonit e kuptojnë vetëm gjuhën e pushtetit, tha këshilltari i kryetarit të parlamentit të Iranit për çështjet ndërkombëtare, duke reaguar ndaj lajmit për emërimin e mundshëm të John R. Bolton, ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Deklaratat anti-iraniane të bëra nga Presidenti i SHBA.-së Donald Trump dhe kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanjahu tregojnë se duke ndërhyrë më shumë në qasjet e sigurisë për të realizuar më shumë interesa, është taktika e tyre e re, tha Abdulahian. Ai iu referua ndikimit konstruktiv në rritje të Iranit në rajon dhe ruajtjes së fuqisë së tij mbrojtëse si pjesë thelbësore e logjikës së fuqisë së vendit. Hosein Amir Abdulahian ka thënë se Princi i Kurorës Saudite Mohammad Bin Salman është i ngatërruar në një lojë të SHBA dhe sionistëve dhe se Rijadi dhe aleatët e saj do të shohin pasojat shkatërruese të sjelljes së tyre.