Sauditët të parët në përhapjen dhe zgjerimin e terrorizmit në botë
(last modified Sat, 24 Mar 2018 07:22:18 GMT )
Mars 24, 2018 08:22 Europe/Tirane
  • Sauditët të parët në përhapjen dhe zgjerimin e terrorizmit në botë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj "përrallave" të fundit të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite në universitetin Brookings, deklaroi se Arabia Saudite është burimi i parë i përhapjes dhe zgjerimit të terrorizmit, pasigurisë, destabilitetit dhe radikalizmit në rajon dhe në botë.

Adel Xhubair në fjalimin e tij ka akuzuar Iranin për gjoja mbështetjen e terrorizmit dhe ka thënë se Irani është një problem I madh, në një kohë kur Republikës Islamike të Iranit është një prej poleve kryesore të luftës kundër terrorizmit në rajon.  Irani me kërkesë zyrtare të qeverive të Irakut dhe Sirisë, ka ndihmuar këto vende me konsulencë në luftën kundër terrorizmit, veprim që me padyshim nuk pranohet nga ana e Amerikës, sionistëve dhe Arabisë Saudite. Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite gjithashtu pa përmendur rolin e vendit të tij në agresionin kundër Jemenit ka thënë se kriza në këtë vend mund të zgjidhet vetëm me proces politik. Zëdhënësi Behram Kasemi, deklaratat e ministri Xhubair në institutin Brooking i ka quajtur të pavërteta dhe jashtë realitetit dhe shtoi: Kjo nuk është hera e parë që autoritetet saudite bëhen kaq të papërgjegjshëm kur vizitojnë Amerikën. Zëdhënësi Kasemi tha se Republikës Islamike të Iranit gjithmonë ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në vendosjen e paqes, stabilitetit, sigurisë, rendit dhe sigurisht në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Tags