Realizim i një programi të muzikës tradicionale iraniane në Rumani dhe Pakistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71658-realizim_i_një_programi_të_muzikës_tradicionale_iraniane_në_rumani_dhe_pakistan
Programi muzikor tradicional i një grupi iranian në ceremoninë e festës së Novruzit dhe kulturës dhe artit të Iranit i cili u realizuar në sallën e amfiteatrit të Universitetit ASE të Bukureshtit dhe në qytete të tjera të Rumanisë, është pritur në masë të madhe nga qytetarët rumunë të interesuar për artin dhe muzikën iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2018 06:45 Europe/Tirane
  • Realizim i një programi të muzikës tradicionale iraniane në Rumani dhe Pakistan

Programi muzikor tradicional i një grupi iranian në ceremoninë e festës së Novruzit dhe kulturës dhe artit të Iranit i cili u realizuar në sallën e amfiteatrit të Universitetit ASE të Bukureshtit dhe në qytete të tjera të Rumanisë, është pritur në masë të madhe nga qytetarët rumunë të interesuar për artin dhe muzikën iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se programi artistik i këtij grupi muzikor iranian u realizua në Bukuresht në një ceremoni me praninë e Hamid Mu'ir, ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit, si dhe në prani të ambasadorëve të disa vendeve të tjera dhe me pjesëmarrjen e personaliteteve kulturore dhe shkencore dhe të studentëve të interesuar për tu njohur me artin dhe muzikën iraniane. Ky grup artistik iranian ka realizuar program edhe në qytetin Piteshti të Rumanisë. Hamid Mu'ir, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rumani, në lidhje me këtë program është shprehur optimist për shfrytëzimin sa më shumë të potencialeve të kulturës së Novruzit për të prezantuar më mirë Iranin dhe për të krijuar rrethanat për njohjen mes popujve me civilizimin, kulturën dhe artin e Republikës Islamike të Iranit. Ndërkohë festa botërore e Novruzit është manifestuar edhe në Pakistan nën patronazhin e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit duke realizuar program kulturor dhe artistik.