Dalja nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja serioze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71792-dalja_nga_marrëveshja_bërthamore_do_të_ketë_pasoja_serioze
​​​​​​​Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: "Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje sigurie dhe ka lidhje direkt me sigurinë e rajonit dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ndodh ndonjë shkelje, pasojat do të jenë të rënda për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2018 17:43 Europe/Tirane
  • Dalja nga marrëveshja bërthamore do të ketë pasoja serioze

​​​​​​​Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: "Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje sigurie dhe ka lidhje direkt me sigurinë e rajonit dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ndodh ndonjë shkelje, pasojat do të jenë të rënda për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare".

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Sejed Abas Erakçi tha të hënën se gjatë një viti, presidenti i Shteteve të Bashkuara është  duke luftuar për të zhdukur marrëveshjen bërthamore, ose për të bërë disa ndryshime, por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë. Ai theksoi: "Bashkësia ndërkombëtare, madje edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe Evropa, janë kundër këtij veprimi dhe rezoluta e Këshillit të Sigurimit e hedh poshtë atë që Trump ka ndërmend të bëjë. Nëse Trump arrin të dalë nga marrëveshja dhe çfarë do të ndodhë më pas, kjo do të bëhet e qartë në muajt e ardhshëm". Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, duke theksuar se dalja nga marrëveshja bërthamore do të kishte pasoja serioze për vendet perëndimore, dhe se Amerika dhe Evropa dhe do të humbisnin kredibilitetin e tyre në botë, shtoi se "ata që shkelin detyrimet e tyre duhet të pranojnë përgjegjësinë për pasojat, sepse rajoni ynë është një rajon i trazuar". Erakçi theksoi: "Për disa vite, Republika Islamike e Iranit ka deklaruar se është gati për çdo skenar. Të gjithë skenarët e mundshëm janë të parashikuar dhe për të gjitha ato është menduar. Në rast se Trump dhe të tjerët do të marrin një vendim kundër marrëveshjes bërthamore, ne do të jemi të gatshëm t'u përgjigjemi menjëherë dhe shpejt brenda kuadrit të interesave kombëtare të popullit të Iranit."