Përurohet linja hekurudhore Iran-Azerbajxhan
Sot është përuruar linja hekurudhore e transportit të mallrave mes qytetit Astara të Iranit dhe Astara të Azerbajxhit me një kapacitet transporti prej 2 milion ton mallra.
Linja hekurudhore është përuruar nga Nurullah Biranvand zv/ drejtori I përgjithshëm i sistemit hekurudhor të Iranit. Ai tha se me hapjen e kësaj linje hekurudhore, mallrat transit nga Rusia dhe Evropa mund të shkojnë në Indi dhe anasjellas dhe nëpërmjet korridorit Veri-Jug mallrat nga Rusia mund të arrijnë në Gjirin Persik. Azerbajxhani për realizimin e këtij projekti ka investuar 60 milion dollarë për ndërtimin e dy stacioneve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Me ndërtimin e kësaj ligje, afati kohor i transitit të mallrave shkurtohet nga 45 ditë në 15 ditë.