Kasemi: Britania përgjegjëse për krimet e kryera në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71806-kasemi_britania_përgjegjëse_për_krimet_e_kryera_në_jemen
Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi hodhi poshtë pretendimet në deklaratën e përbashkët të dy ministrave britanikë kundër Iranit ka rikujtuar krimet e luftës të kryera në Jemen dhe ka thënë se Londra duhet të heqë dorë nga veprimet oportuniste për të përfituar sa më shumë nga rasti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 27, 2018 06:05 Europe/Tirane
  • Kasemi: Britania përgjegjëse për krimet e kryera në Jemen

Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi hodhi poshtë pretendimet në deklaratën e përbashkët të dy ministrave britanikë kundër Iranit ka rikujtuar krimet e luftës të kryera në Jemen dhe ka thënë se Londra duhet të heqë dorë nga veprimet oportuniste për të përfituar sa më shumë nga rasti.

Boris Johnson ministër i jashtëm dhe Penny Mordaunt ministër i zhvillimit ndërkombëtar me anë të një deklarate të përbashkët kanë pretenduar se Irani dërgon armë në Jemen. Britania, Amerika, Franca dhe Arabia Saudite kohët e fundit janë munduar shumë që të akuzojnë Iranin për gjoja dërgimin e armëve në Jemen, mirëpo planet e tyre kanë dështuar. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi përmendi ndërhyrjen direket të Anglisë në krimet e luftës në Jemen, krime që kryhen për shkak të shitjes së armëve angleze për Arabinë Saudite, tha se Britania e Madhe nuk është në atë pozitë që të mund të akuzojë të tjerët. Ndër të tjera zëdhënësi Kasemi tha se Londra bën mirë që në vend që të japë adresa të gabuara, të mbajë përgjegjësinë e saj për luftën e imponuar kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Jemenit dhe të heqë dorë nga shfrytëzimi i rasteve për të nxjerrë përfitime nga kjo luftë e errët. Nëse Londra është e sinqertë në pretendimet e saj për zgjidhjen e krizës së Jemenit me mjete politike, atëherë ajo bën mirë që të inkurajojë blerësit e armëve britanike që janë pjesë e koalicionit agresor kundër Jemenit, që t’i japin fund kësaj lufte. Më tutje zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit përmendi 4 rrugëzgjidhjet e propozuara nga Irani për zgjidhjen e krizës në Jemen me mjete politike.