Organizohet festa e Nevruzit në ambientet e FMN
(last modified Wed, 28 Mar 2018 08:25:34 GMT )
Mars 28, 2018 10:25 Europe/Tirane
  • Organizohet festa e Nevruzit në ambientet e FMN

Në ambientet e FMN në Uashington është organizuar festa e Nevruzit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRIB të lajmeve, në këtë festë ka marrë pjesë edhe Christine Lagarde, kryetarja e FMN së bashku me Muhamed Xhafar Muxharad përfaqësuesi i Iranit në këtë institucion ndërkombëtar. Ai pasi uroi të pranishmit, foli mbi traditën e festës së Nevruzit dhe traditën e sofrës 7-S. Festa e Nevruzit mbahet në 12 vende të botës mes tyre në Iran, Afganistan, Taxhikistan, Azerbajxhan, Turkmenistan, Uzbekistan, Kazakistan, Kirgizistan dhe Shqipëri. Më 23 shkurt 2010, AP i OKB miratoi një rezolutë për caktimin e 21 marsit si ditës botërore të Nevruzit duke e quajtur atë si kultura e paqes.

 

 

Tags