Irani: Sauditët të heqin dorë nga aventurat luftarake
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71866-irani_sauditët_të_heqin_dorë_nga_aventurat_luftarake
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një intervistë të tij ka kërkuar që Arabia Saudite të heqë dorë nga militarizimi dhe aventurat luftarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 28, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Irani: Sauditët të heqin dorë nga aventurat luftarake

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një intervistë të tij ka kërkuar që Arabia Saudite të heqë dorë nga militarizimi dhe aventurat luftarake.

Golam’ali Khoshro, duke reaguar ndaj letrës së ditës së martë të Arabisë Saudite drejtuar OKB ku thuhet se raketat e lëshuara nga Jemeni kundër Arabisë Saudite janë prodhim Iranian, tha se kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite për të mbuluar disfatat e saj në Jemen, me të tilla letra mundohet të akuzojë Iranin. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 14 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera. Përfaqësuesi I Iranit në OKB pasi rikujtoi se lufta e imponuar e Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka krijuar katastrofë humane në këtë vend tha se Sauditët për të mbuluar krimet e tyre në Jemen, vazhdimisht ndjekin taktikën e akuzimit të Iranit. Ai pasi hodhi poshtë këto pretendime tha se Irani është I mendimit se për Jemenin nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç rrugëzgjidhjes politike. Arabia Saudite duhet të heqë dorë nga aventurat e saj luftarake dhe me Jemenin të futet në bisedime dhe dialog politik duke respektuar të drejtën e kombit jemenas, tha në fjalën e tij Golam’ali Khoshro.