Deklarata e ushtrisë iraniane me rastin e 1 prillit (12 farvardinit)
Ushtria iraniane me anë të një deklarate, ka uruar të gjithë popullin revolucionar dhe besnik iranian për ditën e Republikës Islamike të Iranit.
39 vjet më parë populli iranian, i vetëdijshëm dhe me vendosmëri të plotë, mori pjesë në referendumin e 1 prillit 1979 ku i tha po referendumit për krijimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit. Në deklaratën e lëshuar nga ushtria iraniane thuhet: më 1 prill 1979, populli iranian duke u mbështetur në ligjet dhe udhëzimet shpëtuese të Islamit, zgjodhi shembullin e ri të jetës në fushën sociale në të cilin ishin përmbledhur islamizmi dhe republika që vendit i solli pavarësi dhe liri. Në kushtet kur ky vit është caktuar nga lideri suprem si “ viti i mbështetjes së produkteve iraniane” duke përfituar nga fuqitë dhe kapacitetet e vendit, prodhimi vendas do të shtohet, do të krijohen vende të reja pune, do të krijohen kushte më të mira për arsimimin e të rinjve do të eliminohen komplotet e armiqve dhe përgjatë këtij viti Irani do të arrijë majat e suksesit dhe progresit.