Zarif dënon ngjarjen e përgjakshme në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72052-zarif_dënon_ngjarjen_e_përgjakshme_në_gaza
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj ngjarjes së ditës së premte në rripin e Gazës ka thënë:
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2018 06:03 Europe/Tirane
  • Zarif dënon ngjarjen e përgjakshme në Gaza

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj ngjarjes së ditës së premte në rripin e Gazës ka thënë:

Natën e ditës së pashkëve që të kujton çlirimin e hazretit Musa dhe të popullit të tij nga shtypja dhe tirania, sionistët shtypës kanë vrarë palestinezët paqedashës të cilëve u është grabitur toka dhe që ishin ngritur për të protestuar ndaj gjendjes së pamëshirshme dhe burgimit çnjerëzor racist të tyre. Kjo është e turpshme. Me rastin e 30 marsit ditës së tokës, me dhjetëra mijëra palestinezë u ngritën në protesta mirëpo forcat sioniste kanë  vrarë të paktën 15 palestinezë shumë prej tyre të moshës nën 16 vjeç dhe kanë plagosur 1500 të tjerë. Kjo vrasje masive u krye në kohën kur asnjë prej palestinezëve nuk ishte i armatosur dhe nuk përbënte rrezik për forcat sioniste.