Sot në Iran festohet Dita e Natyrës
Prill 02, 2018 09:38 Europe/Tirane
Populli iranian sot më 2 prill feston Ditën e Natyrës që është një prej traditave më të lashta të këtij kombi.
13 Farvardini është një prej ditëve të shënuara në festat e Nevruzit. Ai është quajtur Dita e Natyrës dhe I gjithë populli iranian del për të festuar këtë ditë në zemër të natyrës. Pasi kanë kaluar 12 ditë nga viti i ri, iranianët me familjen e tyre shkojnë në natyrë për të festuar traditën e Ditës së Natyrës. Në këtë ditë është kulmi i bukurisë pranverore të natyrës. Në këtë ditë sipas traditës, lidhen fijet e barit ose hidhet në lumë një tufë bari.
Tags