Amir Ismaili: Negociatat rreth kapacitetit raketor të Iranit, janë të papranuar
Komandanti i bazës kundërajrore “Khaemul-Anbija s.a.v.s.” të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se negociatat rreth kapacitetit mbrojtës dhe forcës raketore të Iranit në asnjë mënyrë nuk kanë kuptim.
Amir Farzad Ismaili, komandanti i bazës kundërajrore “Khaemul-Anbija s.a.v.s.” të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, theksoi: “Kapaciteti mbrojtës i çdo vendi është pjesë e pandarë i forcës dhe mbrojtjes së territorit të atij vendi. Armiqtë synojnë të godasin dhe dëmtojnë Revolucionin Islamik, prandaj me pretekste të ndryshme si kërkimi i negociatave rreth kapacitetit raketor, bëjnë përpjekje që ta sfidojnë fuqinë rajonale të Iranit. Negociatat rreth programit raketor të Iranit është linjë propaganduese e përbashkët që drejtohet në mënyrë të përbashkët nga Amerika dhe disa vende evropiane si Britania e Madhe dhe Franca dhe me një rol të madh të regjimit Al Saud në këtë drejtim”.