Ruhani: Kush i ka ftuar ushtarët amerikanë në Siri?
(last modified Wed, 04 Apr 2018 17:39:08 GMT )
Prill 04, 2018 19:39 Europe/Tirane
  • Ruhani: Kush i ka ftuar ushtarët amerikanë në Siri?

Gjatë takimit trepalësh me presidentët e Rusisë dhe Turqisë, presidenti iranian z. Hasan Ruhani tha se ndonëse ISIS , al-Nusra dhe grupe të tjera terroriste ishin goditur rëndë dhe ishin në prag të asgjësimit, disa palë vazhdojnë t'i armatosin ata dhe u kanë mundësuar terroristëve të vazhdojnë veprimet e tyre brutale kundër popullit sirian.

"Kërcënimi i vazhdueshëm i qeverisë siriane me veprime ushtarake të huaja, presioni i pandërprerë për të ndaluar goditjen ndaj grupeve terroriste dhe mungesa e vëmendjes ndaj zbatimit rigoroz të të gjitha pjesëve të Rezolutës 2401 të KS të OKB, kanë çuar në paefektshmërinë e kësaj rezolute dhe kanë dyfishuar presionin mbi popullin sirian", tha presidenti iranian. "Pa dyshim, një pjesë e presionit ndaj popullit sirian është rezultat i performancës së qeverive lakmuese perëndimore, dhe në veçanti të Shteteve të Bashkuara. Pra, është për të ardhur keq të themi se jeta, pasuria, nderi dhe ekzistenca e sirianëve, sipas pikëpamjes së tyre, janë çështje me vlerë vetëm kur interesat e tyre janë në rrezik ", vuri në dukje z. Ruhani. "Qeveria e SHBA-së duhet t'i përgjigjet kësaj pyetjeje se çfarë po bën në Siri mijëra kilometra larg vendit të saj. Në kërkesën e kujt ushtarët amerikanë janë të ftuar në Siri? Prania e paligjshme e SHBA dhe ndërhyrja ushtarake në Siri kanë për qëllim të rrisin tensionin dhe në fund të fundit të çojnë në copëtimin e këtij vendit "tha presidenti i RII. Në fjalën e tij, Ruhani tha se rajoni sirian i Afrinit, ku ushtria turke ka qenë e angazhuar në një operacion kundër militantëve kurdë të mbështetur nga SHBA, duhet t'i dorëzohet ushtrisë së Sirisë. "Zhvillimet në Afrin mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta në procesin e Astanasë, vetëm nëse ato nuk çojnë në shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe nëse kontrolli i këtyre zonave i dorëzohet ushtrisë siriane, e cila mbetet një simbol i sovranitetit kombëtar të Sirisë", tha presidenti iranian.