Takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Venezuelës në Teheran
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Venezuelës janë takuar dje në Teheran.
Sipas një njoftimi të agjencisë irna të lajmeve, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Jorge Arreaza Montserrat ministër i jashtëm i Venezuelës në këtë takim kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Ata kanë analizuar procesin e marrëdhënieve bilaterale sidomos në ekonomike, çështjen e sanksioneve, ndërhyrjen e Amerikës tek vendet e pavarura, tregun e naftës, çështjet në Amerikën latine dhe në lindjen e Mesme. Vlen të theksohet se ministri i jashtëm i Venezuelës ndodhet për një vizitë në Teheran për tu takuar me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit.